Nëse prej pamundësisë së shkaktuar si pasojë e izolimit të vendit nga Covid-19, nuk keni blerë asgjë për Pashkë dhe nuk keni çfarë të dhuroni, Veza Beata, ka menduar për këtë përpara jush.
Ky që shihni në foto është paketimi special për këto ditë festash, për ta bërë Pashkën tuaj edhe më të bukur.
Ju mund t’i ngjyrosni vezët për të festuar me familjen tuaj, apo edhe mund t’i dhuroni në shenjë simbolike për festën e krishterë.
Po aq e bukur sa për syrin, është e shëndetshme për organizmin e njeriut, pasi veza Beata përmban proteina cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme. Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.
Vezët Beata janë produkt i pulave të shëndetshme, të rritura në ajrin e pastër të fushës me sherebelë dhe ujit të freskët që buron nga Bjeshkët në Malësinë e Koplikut.
Pulat ushqehen me drithëra natyralë, pa rritës artificialë, që i bëjnë pastaj vezët të pasura me omega 3, zink, hekur, selen, vitamina dhe proteina.
Çdo produkt Beata analizohet në laboratorin Noval, laboratori i vetëm i akredituar në Shqipëri me standardet më të larta europiane. Deri më sot asnjë vezë Beata nuk ka paraqitur problem për sigurinë ushqimore të konsumatorit.
Veza Beata plotëson të gjitha standartet për të eksportuar vezë në Europë, e ky është një detaj i rëndësishëm pasi do të thotë se kaluar të gjitha etapat përsa i përket pjesës higjienosanitare dhe pjesës së cilësisë.
Për këtë arsye, veza Beata nuk duhet të mungojë asnjëherë në shportën tuaj të ushqimeve, së fundmi, as në shportën e zbukurimeve.