Header

Vendoret 2023/ Përfundon numërimi në 27 bashki! PS merr Kamzën, Vorën, Elbasanin, Tropojën dhe Lushnjën

Përfundon numërimi në 27 bashki të vendit, ndërsa vijon në 34 të tjera.

PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjën, Bulqizën. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në katër bashki Pukë, Has, Himarë dhe Memaliaj.

Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj u “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 4876 vota.

PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.

Socialisti Arif Tafani fiton 100 vota më shumë në Belsh se bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.

Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.

Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Socialisti Adriatik Zotkaj mundi në bashkinë Poliçan me 78.38% të votave.

Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.

You may also like ...