Vajza e presidentit të Kamerunit ka shpërndarë një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku puthet me një grua tjetër, duke shkaktuar reagime të ndryshme, pasi marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme në këtë shtet.
26-vjeçarja, Brenda Biya, është “vajza e parë e Kamerunit”, siç shprehet në profilin e saj, në të cilin numëron mijëra ndjekës.
Në postim shihet 26-vjeçarja Brenda Biya duke përqafuar modelen braziliane Layyons Valença.
“Unë jam e çmendur për ty dhe dua që bota ta dijë,” shkroi Biya, duke shtuar një emoji zemre.
Babai 91-vjeçar i Brenda-s, Paul Biya, u bë president i Kamerunit në vitin 1982 dhe është një nga udhëheqësit më jetëgjatë të Afrikës.
Kameruni, megjithatë, është larg nga pranimi i marrëdhënieve të të njëjtit seks, me ata që janë të përfshirë në akte ose marrëdhënie të të njëjtit seks që përballen me deri në pesë vjet burg.
- Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë
- Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot