Meghan Markle dhe Princ Harry do të heqin dorë përfundimisht nga rolet e tyre mbretërore me 31 Mars. Këtë informacion e ka konfirmuar një burim për ‘US Weekly’.
Ata do të zhvillojnë disa evente në axhendën e tyre përpara se të heqin dorë. Disa nga këto evente janë takimi me Bon Jovi në 28 shkurt dhe dita e shërbimit të ‘Comonwealth’.
Pavarësisht këtyre ndryshimeve, dyshja është mjaft e ekzaltuar për të ardhmen e tyre. Meghan dhe Harry po e shijojnë qëndrimin në Canada pasi për ta është një botë totalisht ndryshe nga ajo çfarë janë mësuar në Londër.