Header

Vajza e Dwayne Johnson merr kërcënime me vdekje

Ylli i NXT, Ava, e cila është gjithashtu vajza e Dwayne ‘The Rock’ Johnson, ka marrë disa kërcënime me vdekje pasi WWE ndryshoi historinë duke sjellë The Rock, megjithëse ajo nuk ka asnjë lidhje me vendimet krijuese të shfaqjes. Sipas Ava-s, ajo ka marrë vazhdimisht kërcënime me vdekje dhe mesazhe urrejtjeje në inbox-in e saj pas paraqitjes së babait të saj, diçka të cilën nuk e vendosi ajo.

“A mund të më lini jashtë kësaj çështjeje sepse jam e zënë duke u marrë me një shfaqje,”-tha Ava në platformën “X” ndërsa shtoi gjithashtu se po merr kërcënime me vdekje për një situatë që nuk ka të bëj fare.

Menjëherë pasi Ava bëri një njoftim publik për kërcënimet me vdekje, ajo mori menjëherë mbështetje nga fansat e tjerë të WWE si Ryan Avedisian, i cili gjithashtu bëri një deklaratë.

You may also like ...