Header

Vajza e Brad Pitt heq mbiemrin e tij

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, duket se e ka hequr “Pitt” nga mbiemri i saj.

Në “Outsiders” ndihmoi nënën Angelia Jolie me prodhimin dhe në fund të titrave u shfaq edhe emri i saj, por jo Jolie – Pitt. Ajo është thjesht Jolie.

Nuk është e qartë nëse Vivienne ka ndryshuar ligjërisht emrin e saj.

Përfaqësuesit e Jolie dhe Pitt nuk mund të kontaktoheshin për koment.

Vitin e kaluar motra e saj Zahara bëri diçka të ngjashme kur u shfaq në një video dhe thoshte Jam Zahara Jolie.

Marrëdhëniet e Brad Pitt me fëmijët janë në ditët më të vështira dhe nuk i dihet sesi do të shkojë kjo histori.

 

You may also like ...