Header

U zhduk 3 muaj, dalja e parë publike e Jamie Foxx

Pas gati 3 muajsh mister rreth gjendjes shëndetësore të Jamie Foxx, aktori u pa të dielën në një formë mjaft të mirë fizike.

Kjo video e TMZ tregon Fox-in në daljen e tij të parë publike që nga shtrimi i tij i gjatë në spital pas disa komplikacioneve shëndetësore. Ai shihet duke shijuar një xhiro në një jaht në një lumë të Chicagos ku nuk ka nguruar të përshëndesë edhe fansat e tij të cilët e kanë njohur menjëherë.

Pavarësisht interesimit të madh të mediave, familja e Foksit nuk ndau asnjë informacion për të. Kjo bëri që fansat të  kishin shumë pikëpyetje për atë që i kishte ndodhur.

Problemet shëndetësore të aktorit filluan gjatë xhirimeve të filmit “Back in Action” ku luan edhe aktorja Cameron Diaz.

You may also like ...