Header

U bë viral në Lojërat Olimpike, ja shuma marramendëse që përfiton Snoop Dogg

Snoop Dogg, reperi, aktori dhe producenti muzikor amerikan, ishte një nga figurat kryesore në Olimpiadën e Parisit.

Snoop Dogg është bërë një nga figurat më të komentuara në Lojërat Olimpike Paris 2024, dhe për arsye të mirë.

Reperi legjendar ka dhënë disa komente gazmore gjatë gjithë Lojërave Olimpike të këtij viti.

Mediat amerikane raportojnë se Snoop Dogg mund të jetë paguar rreth 500 mijë dollarë në ditë, nga televizioni NBC, gjigandi mediatik e dërgoi për të pasqyruar Lojërat Olimpike të Parisit.

Me pak fjalë, reperi mund të fitojë një shumë prej rreth 8 milionë dollarësh nga aktiviteti në Francë.

Fansave të reperit të njohur u ka pëlqyer të shohin reagimet e tij teksa ai shikon garat e sportistëve të Team USA. Pavarësisht shumës, shumë tifozë mendojnë se paga e tij e raportuar është e merituar, duke marrë parasysh momentet e paharrueshme që ai ka dhënë gjatë ndeshjeve të këtij viti.

Snoop Dogg's Equestrian Outfit at Paris Olympics 2024 Goes Viral

Snoop Dogg's Equestrian Outfit At Paris Olympics 2024 Goes Viral | The  Impression

 

You may also like ...