Header

U aludua për hatërmbetje, Luizi sqaron pse nuk do jetë në koncertin e Noizyt

Të premten në Sheshin “Nënë Tereza” vjen “Alpha Show 2” që do bëjë bashkë mijëra spektatorë për disa orë. Noizy rikthen koncertin madhështor për të dytin vit radhazi teksa krah tij do ketë edhe disa nga emrat më në zë të muzikës shqiptare.

Mirëpo, u komentua shumë fakti që listës i mungonte Luiz Ejlli. Pas daljes së këtij të fundit nga “Big Brother VIP”, dyshja u shfaqën bashkë dhe premtuan bashkëpunime. Por, mungesa e Luizit në koncertin e Noizyt krijoi pikëpytje mbi raportin e tyre.

Përmes një videoje në Instagram, Luizi ka sqaruar se mes tyre nuk ka asnjë problem. Duke i uruar fat, ai tha se angazhimet e shumta ia kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen.

“Kam shumë koncerte dhe aktivitete ndaj nuk do jem në koncertin e Noizyt. I uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe të shkëlqejë siç di ai. Do takohemi, do rrimë bashkë, do bëjmë muzikë. Unë nuk kam armiq!”

You may also like ...