Pesë shtetas janë gjobitur dhe po procedohen penalisht pasi shkelën rregullat e marra në kuadër të situatës së koronavirusit.
Për herë të dytë në lagjen 12, Durrës u konstatua shtetasi N.K., duke ushtruar aktivitetin e berberit. Ndaj tij u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.
Ndërsa në Tiranë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H. dhe D. K., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Ata u kapën nga policia në rrugën “Myslym Shyri” duke tregtuar maska dhe doreza pa faturë tatimore.
Ndërkohë, në Elbasan janë proceduar dy shtetas pasi u konstatuan se kishin hapur lokalet e tyre “Bar-kafe”.
I pari është identifikuar si Z. Ç., banues në Elbasan, pasi brenda lokalit të tij në lagjen “Aqif Pasha” u gjetën disa persona që pinin kafe.
I dyti është identifikuar si D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri”.