Si të mos mjaftonte koronavirusi, 32 persona kanë gjetur vdekjen nga tornadot që goditën mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës, jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ka së paku 11 të vdekur të konfirmuar dhe dëme në të gjithë shtetin”, thotë zyra e emergjencave në Mississippi.
Viktima të tjera janë shënuar në Karolinën e Jugut 9, në Georgia 7, në Tennessee 3, në Arkansas 1 dhe në Karolinën e Veriut 1.
Presidenti Donald Trump para nisjes së konferencës së mbrëmjes së të hënës lidhur me koronavirusin, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
Sakaq si pasojë e serisë së tornadove u shkatërruan me qindra banesa dhe mbi 72 mijë persona mbetën pa energji elektrike.
- Ndahet nga jeta “prokurorja e hekurt” e serialit “Oktapodi”
- Bizneset e vogla nuk do paguajnë qera për 2 muaj