NEW YORK, NY - JUNE 01: Tom Holland is seen attending the premiere of the limited series 'The Crowded Room' at the Museum of Modern Art on June 01, 2023 in New York City. (Photo by Jose Perez/Bauer-Griffin/GC Images)
Tom Holland ka folur si rrallë herë për publikun për varësinë me alkoolin në të kaluarën.
Ylli i Spider-Man u shpreh se kuptoi se ishte “i fiksuar” pas pijeve të ndryshme alkoolike derisa vendosi të ndalojë së konsumuari ato.
“Vendosa të ndëshkoj veten dhe thash nuk do të pi alkool për dy muaj. Nëse mund të bëj dy muaj pushim, atëherë mund t’i dëshmoj vetes që nuk e kam problem.”
Gjatë podacastit “On Purpose” me Jay Shetty ai shpjegon se ndjeu përfitimet e para menjëherë pas këtij vendimi.
“Mund të flija më mirë. Unë mund t’i zgjidhja problemet më mirë. Kisha një qartësi më të mirë mendore. U ndjeva më i shëndetshëm, më në formë.”
Holland u shpreh gjithashtu se vendimi për të hequr dorë nga alkooli ka qënë më i vështiri por në të njëjtën kohë edhe më i miri që ka marrë në jetën e tij.
Aktori nuk është i vetmi që ka rrëfyer problemet me alkoolin. Emra të tjerë nga bota e industrisë së filmit si Ben Aflleck , Matthew Perry ,Bradley Cooper,Brad Pitt, Zac Efron dhe të tjerë kanë rrëfyer betejën me alkoolin.
- Dhunoi dhe kërcënoi me jetë bashkëshorten Arbenitën: arrestohet reperi Fero!
- 7 përfitimet shëndetësore të ngrënies së karotave në sezonin e verës