Një person i shumëkërkuar u qëllua me armë nga një efektiv i forcave “Shqiponja” pasi tentoi të largohej duke refuzuar ti ndalonte efektivit dhe e kërcënoi me armë këtë të fundit.
Ngjarja u shënua sot në mesditë (10 prill) në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë. Gjatë këtij aksioni ka mbetur e plagosur dhe një kalimtare, 30 vjeçe.
Më së shumti ai njihet nga autoritetet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.
Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.
Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.