Këngëtari i njohur The Weeknd së fundmi na ka njohur më një tjetër dashuri të madhe të tij, përveç muzikës e cila është kafeja. Ylli i muzikës pop për ata që nuk e dini ka lindur në Toronto, Kanada nga prindër emigrantë nga Etiopia, vend i cili është i njohur për traditën e kafesë.
Me rastin e Ditës së Nënës, The Weeknd krijoi “Samra Origins”, (Samra, siç është emri i nënës së tij), për të nderuar veten dhe vendin e saj të origjinës. Në veçanti, këngëtari i njohur bashkëpunoi me “Blue Bottle Coffee” dhe krijoi markën e tij të kafesë për të mbështetur vendlindjen e Samra. Është një produkt që synon të nxjerrë në pah vendin që lindi kafenë, por edhe një anë të The Weeknd që nuk e njihnim deri më sot.
“Kultura e Etiopisë është një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit tim dhe jam shumë krenar që po punoj me Blue Bottle për të shfaqur traditat, vlerat dhe sigurisht kafenë e vendit”, tha Tesfaye për krijimin e tij të ri. “Duke u rritur, pashë nënën time duke më treguar ‘Buna Tetu’ një ritual etiopian për kafenë. Kjo eksperiencë më ndihmoi të kuptoj më mirë rrënjët e mia, çfarë do të thotë kolektive, por edhe më mësoi se si të nderoj origjinën time”, shtoi këngëtari i njohur dhe tepër i talentuar.
Nga ana tjetër, Blue Bottle do të mbështesë projekte humanitare në vendin afrikan, i cili përballet me probleme serioze të varfërisë dhe urisë. Vlerësohet se mbi 20 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme humanitare. Linja e re e kafesë nga The Weeknd dhe Blue Bottle do të dalë më 9 maj dhe do të ketë pije të nxehta dhe të ftohta.
- Michelle Obama hap një kompani ushqimi që fëmijët të ushqehen shëndetshëm
- Më afër se mendoni, Klea Huta zbulon datën e dasmës!