Header

The Telegraph: Shqipëria eklipson Kroacinë!

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull vendit tonë dhe ka treguar se si Shqipëria po shndërrohet nga një destinacion që vite më parë ishte i panjohur, tashmë në një vend që është në fokus gjatë sezonit veror. Ky konstatim, i medias prestigjioze nuk është rastësor, por është mbështetur në një analizë të disa faktorëve. E para nis me linjat ajrore.

Dy nga kompanitë me të mëdha, me kosto të ulët, që operojnë në sektorin ajror global, Ryan Air dhe Ëizz Air, kanë shpallur si rrallë herë, fluturime konkurruese nga Britania e Madhe. Sipas artikullit, një tjetër arsye, është ngritja e aeroportit të ri në Vlorë. Ky i fundit do të ndryshojë të gjithë lojën e tur operatorëve pasi i zbret turistët në zemër të rivierës.

Kjo do të lehtësojë shumë operatorët që për të shkuar në Sarandë, duhet të kalonin nga Korfuzi. Sipas Telegraph, numri i turistëve britanikë në Shqipëri, do të ishte i lartë për një sërë çështjesh. Një, sepse tur operatorët bazë në Britani, tani do të kenë mundësinë të përfshijnë në itenerarin e tyre më shumë destinacione pas zhvillimit të këtij sektori në 3 dekadat e fundit në Shqipëri. Arsyeja e dytë është rritja e shërbimit dhe hapësirave akomoduese, përgjatë bregdetit.

Kaq i fortë është ky interes për udhëtime aq sa Shqipëria është destinacioni më i popullarizuar ballkanik duke eklipsuar Kroacinë më të famshme.

“Ne po shohim gjithashtu një klientelë më të re në moshë, për shkak të popullaritetit të resorteve të plazhit të Shqipërisë në Instagram”, shprehen agjentët për median britanike.

You may also like ...