Taylor Swift ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në ‘MTV Video Music Awards’.
Këngëtarja fitoi nëntë çmime nga 11 kategoritë që u nominua – duke përfshirë ‘Artisten e Vitit’ – në ngjarjen vjetore, e cila u mbajt në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey.
Me nëntë çmimet e fituara ajo iu afruar thyerjes së rekordit të mbajtur nga Peter Gabriel, i cili fitoi 10 çmime në 1987. Tani Taylor numëron plot 23 çmime VMA në karrierën e saj, duke u bërë artistja e dytë më e dekoruar në historinë e VMA-ve, pas Beyonce, e cila ka 30.
Swift tha në deklaratën e saj ndërsa pranoi çmimin “Kënga pop-in më mirë” për “Anti-Hero”:
“Më pëlqen të bëj muzikë pop, më pëlqen të bëj video muzikore pop, gjithashtu më pëlqen të bëj country.
Më pëlqen të kaloj nëpër zhanre të ndryshme dhe e vetmja arsye që më lejohet ta bëj këtë është sepse ju, fansat, më dhatë mundësinë për ta bërë këtë.
Një aventurë e madhe dhe është e gjitha kaq shumë për të sfiduar veten për të bërë muzikë që është e ndryshme nga ajo që kam bërë. Por më pëlqen shumë të bëj muzikë pop, ndaj faleminderit shumë”.
- Pas sëmundjes së rëndë Bella Hadid shfaqet tullace e veshur si robot
- Demi Lovato: U pendova që u lidha me burra të moshuar, është e neveritshme