Header

Taylor Swift pritet të fitojë 500 milionë dollarë nga vazhdimi i i turneut të saj “Eras”

Ylli i muzikës, Taylor Swift, pritet të thyejë rekorde edhe këtë verë.

Taylor po përgatitet për një rikthim shpërthyes, teksa ka nisur turneun e saj të suksseshëm Eras, në Paris.

Nga këngetarja pritet që do të zhvillohen 51 shfaqje në 13 vende gjatë pesë muajve të ardhshëm, teksa synon të thyejë shifrat mahnitëse të vitit 2023. Vitin e kaluar, ajo u bë artistja e parë që fitoi mbi 1 miliard dollarë nga një turne.

Vlera e raportuar prej 1.04 miliardë dollarësh eklipsoi rekordin e mëparshëm Elton John, i cili fitoi 939 milionë dollarë nga shfaqjet e tij Farewell Yellow Brick Road në 2022/23.

Taylor nuk është mjaftuar vetëm me turneun e saj, fokusi i saj janë dhe mallrat e saj ku çmimet kanë arritur në vlera të larta.

Burimet pohojnë se në fillim të këtij viti, më shumë se 100,000 artikuj u shitën në internet në një ditë, pa llogaritur as shitjet brenda arenave dhe stadiumeve të mbushura.

Këtë vit totali i shitjeve të mallrave pritet të kalojë 500 milionë dollarë.

You may also like ...