Taylor Swift, po tregohet “dorëlëshuar” me punonjësit e saj, sipas dëshmive të reja që kanë dalë në dritë. Artistja ka shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të ‘The Eras’, teksa pritet të përfundojë pjesa e tij në SHBA.
Këngëtarja 33-vjeçare i pagoi shumë mirë punëtorët në shfaqjen e saj hit, duke përfshirë kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë dhe shoferët e kamionit. Fituesja e Grammy-t pagoi të gjithë të përfshirë në turne, thanë burime me njohuri për këtë çështje për People.
Gjesti bujar i yllit të lindur në Pensilvani vjen teksa ajo do të performojë gjashtë koncerte të shitura në stadiumin SoFi me kapacitet 70,240 në Inglewood, Kaliforni. Këngëtarja u dha rreth 50 shoferëve të kamionit 100,000 dollarë secili, duke shpërndarë certifikata dhuratë përpara shfaqjes së saj në Santa Clara.
- Fjala që Kate Middleton ia ka ‘ndaluar’ dados së fëmijëve
- Gigi Hadid flet për betejën e Bellës me sëmundjen