Kantautori i njohur Pirro Çako ka zbuluar se do të rikthehet në muzikë me një projekt befasues, që i ka kapur fansat e tij të papërgatitur.
Ai do të kthehet në muzikë dhe ka gati këngët e rradhës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Pirro njoftoi se do të sjellë për projektin “Triptik”, që do të përmbajë tri këngë, “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”.
“Së shpejti vjen ‘Shpirt’, kënga e parë e ‘Triptik-ut’, i cili lindi krejt natyrshëm në këtë fazë të jetës sime,” shkroi kantautori.
Kënga e tij e fundit është bashkëpunimi “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn, i publikuar katër vite më parë.
Ndërkohë, kujtojmë se Pirro Çako u shfaq në skenë krah këngëtares Elsa Lila në koncertin e saj recital në kryeqytet.
- Vdekja e Matthew Perry/ Kush do të trashëgojë pasurinë e tij të madhe?
- Këto vende në Evropë do t’ju paguajnë të jetoni aty