Historia e “Mbretit të Popit”, Michael Jackson do shfaqet në ekran vitin që vjen, fiks më 18 Prill 2025! Mediat e huaja shkruajnë se studioja që po merret me filmin biografik do fillojë me punën këtë 22 Janar.
Filmi, i cili do të titullohet thjesht “Michael”, do të drejtohet nga Antoine Fuqua, regjisori i filmave të suksesshëm si “The Equalizer – The Avenger” (2014), “Training Day” (2001) dhe “Emancipation” si dhe nipi i yllit të Popit, Jaafar Jackson.
Skenari është shkruar nga John Logan i “Gladiator”. Sipas Fuqua, roli i nipit të Michael është kryesori në film, madje ai është i surprizuar me ngjashmërinë që ai ka me xhaxhain e tij, që nga mënyra si kërcen apo këndon.
Filmi biografik thuhet se do të mbulojë deri në detaje çdo aspekt të jetës së këngëtarit e mbase më në fund do shuhen shumë polemika dhe për mënyrën se si ai ndërroi jetë. Kujtojmë se ndaj Jackson, pak para se ai të vdiste (në vitin 2009), u ngritën ca akuza për abuzim seksual me fëmijë. Madje në 2003-in, kur ai ishte 44 vjeç, u arrestua për këto akuza, megjithëse këto të fundit u pushuan dy vite më vonë.
Megjithatë në pjesën më të madhe të filmit, do shihni Jackson në skenë. Turneu i tij “Dangerous World 1992” apo muzikale të tjera janë pjesë që ia vlen të shihen të rikrijuara.
- Para 1 dite tha se do të hiqte dorë: Selena rikthehet sërish në rrjetet sociale
- Selena Gomez në një film të ri si ylli i muzikës Rock & Roll!