Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është vlerësuar me çmimin “Këngëtarja më e mirë e popit” për vitin 2023 në Greqi.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards”, artistja tha se këtë çmim ia dedikon të gjitha vajzave e kjo për një arsye shumë të fortë. Ajo së fundmi është bërë nënë dhe tregon se e di sa e vështirë është të jesh një grua.
Jo vetëm kaq, por këngëtarja ka marrë edhe dy çmime të tjera gjatë eventit të rëndësishëm muzikor në shtetin fqinj, duke shënuar një rekord personal.
Eleni ka arritur të fitojë çmimit “Artistja më e mirë femër” dhe “Kënga e vitit”. Kur u vlerësua për herë të tretë, këngëtarja nuk harroi pa përmendur edhe djalin e saj, fryt i dashurisë me partnerin spanjoll, Alberto Botia.
Këngëtarja tashmë nuk njihet vetëm në shtetin fqinj, por edhe ndërkombëtarisht kjo edhe falë përfaqësimit dinjitoz të Qipros në Eurovizion disa vite më parë.
- Jennifer Aniston ende beson se do të gjejë dashurinë e jetës së saj
- Makina e së ardhmes? Mercedes-Benz zbulon një koncept të jashtëzakonshëm!