Një kolltuk është parë të fluturojë mes ndërtesave të larta në kryeqytetin turk Ankara gjatë një stuhie të fortë.
Në këto pamje amatore, janë fiksuar momentet kur kolltuku është marrë nga era e fuqishme dhe përplaset me një ndërtesë tjetër.
Imazhet janë bërë virale tani në mediat sociale. Për shkak të erës së fortë, shumë pemë u shkulën me rrënjë dhe catitë e shtëpive fluturuan po ashtu.
Ndërkohë, çatia e një qendre tregtare në lagjen Etimesgut, të Ankarasë, u rrëzua e gjitha në tokë ndërsa stuhia ka shkatërruar edhe minaret e një xhamie në zonë, duke plagosur një person. Zyrtarët lokalë thanë edhe se shi i rrëmbyeshëm nisi në ankara me të gjitha ekipet e emergjencave që ishin në gatishmëri.
Zyra e guvernatorit të ankarasë paralajmëroi po ashtu se shi i rrëmbyeshëm dhe stuhi priteshin edhe në rajone të tjera përreth qytetit ndërkohë që ekzistonte edhe rreziku i përmbytjeve.
- Meghan dhe Herri festojnë sot 5-vjetorin e martesës, detaji i njëjtë në të gjitha fotot e tyre
- Blendi Fevziu shfaqet në ekranin e madh në New York