Header

Stresi konfirmon prishjen e miqësisë me Noizyn gjatë një telefonate me Cllevion?

Tashmë kryefjala në median rozë në vend është prishja e miqësisë mes reperëve Stresi dhe Noizy. Shumë e cilësuan si gënjeshtër e të tjerë si marketing pasi dyshja sapo ka mbyllur dhe xhirimet e këngës së përbashkët. Mirëpo duket se çdo gjë është e vërtetë dhe sapo e konfirmoi vetë Stresi.

Stresi e ka konfirmuar gjatë një telefonate me reperin tjetër, Kleviol Ahmeti – Cllevio.

Stresi u duk i prekur në një telefonat me Cllevion, i cili ishte live në TikTok.

“Mora vesh që ke kaluar siklete a është e vërtetë”, thotë Cllevio fillimisht.”E vërtetë është, nuk dua të iu shoh asnjërën palë me sy po patët mundësi”, u shpreh Stresi.

“Vetëm të jesh mirë me shëndet ti, se neve mos na pafsh e mos të pafshim edhe diss mos na bëjë se do bëhem unë pastaj me atë e do të bëjmë diss ty”, dëgjohet t’i thotë Cllevio më pas.

“Çfarë diss, nuk e uli vetën unë, kam projektet e mia, punët e mia”, përfundoi Stresi.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim edhe nga ana e Noizyt, që deri më tani ka qëndruar i heshtur në lidhje me këto raportime.

You may also like ...