Header

Spice Girls ribashkohen në 50 vjetorin e Victoria Beckham

Pesë vajzat e famshme të Spice Grils u ribashkuan gjatë fundjavës për të festuar ditëlindjen e ish-anëtares, Victoria Beckham.

Në festën private të realizuar në Londër, Melanie “Mel C” Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliëell dhe Melanie “Mel B” Brown, u bënë bashkë me Victoria Beckham për të performuar hitin e 1997-ës, “Stop”.

Festa u mbajt në Oswald’s, një klub ekskluziv në Mayfair, Londër, ku u mblodhën rreth njëqind të ftuar të zgjedhur. Mes të ftuarve, Eva Longoria, Gordon Ramsay, Tom Cruise, të gjitha ish vajzat Spice, Emma Bunton, Mel C, Mel B dhe Geri Halliwell.

Ato bënë edhe një nga lëvizjet nga videoklipi ikonik, e cila shihet në videon e publikuar nga David Beckham në Instagram.

“A mos është ky një paralajmërim për ribashkim? Sepse mezi po e pres”, shkroi dikush në komentet e videos.

“Kur do bëhet turneu?”, shkroi një tjetër. Ndërsa më tej, dikush u shpreh: “Nuk jemi mirë. Faleminderit David që bëre punën e Zotit duke na dhënë këtë video”.

Victoria e publikoi videon në faqen e saj duke e quajtur festën “ditëlindjen më të bukur”

Ikona e modës festoi së fundmi 50-vjetorin e lindjes.

Spice Girls u krijuan në 1994-ën dhe janë një nga grupet më të suksesshëm të muzikës pop. Vajzat kanë shitur më shumë se 100 milionë albume në të gjithë botën.

Në vitin 2000 u ndanë dhe vonë u ribashkuan për të performuar në 2012-ën në Londër.

Në 2019-ën, ato u bënë edhe njëherë bashkë pa Victorian për një turne të shkurtër. Prej kohësh njerëzit kanë pritur një ribashkim dhe një turne me të pesta vajzat bashkë.

You may also like ...