Header

Sot ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, kombëtarja luan për festë

Kombëtarja e futbollit të Shqipërisë do të zbresë sonte në “Air Albania” për t’u përballur me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të vendit tonë në fazën e grupeve.

Kuqezinjtë janë tashmë të kualifikuar, por një fitore apo barazim përballë Ishujve Faro do të bënte që Shqipëria të kalonte grupin në vendin e parë.

Pritet që atmosfera në “Air Albania” të jetë e magjishme edhe me festimet që pritet të ketë para dhe pas ndeshjes së sotme për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024.

Një tjetër stimul për fitore ditën e sotme është prania e madhe e tifozëve dhe ecuria pozitive në stadiumin “Air Albania”.

You may also like ...