Header

Sot ‘Dita e Falënderimeve’, festë e veçantë në SHBA

Dita e Falenderimeve që festohet të enjten e katërt të nëntorit, pra sot më 23 nëntor, është një nga festat më të njohura në Amerikën e Veriut.

Dita e Falënderimeve – “Thanksgiving” është një ditë e mrekullueshme për t’u mbledhur me familjen dhe miqtë dhe për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar.

Darka, e bukur dhe e gezueshme festive ka në qendër te saj Gjelin e detit, te mbushur me pershesh, patatet e ziera me qumesht, vez dhe pak miell, misra te zier, arra dhe garintura te tjera, duke i shoqeruar ato me nje ëmbëlsirë me kunguj te verdhe.

Dita e Falënderimeve e shpallur nga Xhorxh Uashington, festohet që nga viti 1789. Megjithatë ka pasur edhe periudha që nuk është festuar. Në vitin 1863, gjatë Luftës Civile në Amerikë, presidenti Abraham Linkoln shpalli vendimin që Dita Kombëtare e Falënderimeve të festohet çdo vit, të enjten e katërt të nëntorit.

Dita e Falënderimeve ndiqet nga e premtja e zezë që njihet si Black Friday, që hap sezonin e blerjeve për Krishtlindje.

You may also like ...