Header

Sofia Vergara zbulon arsyen pse nuk dëshiron të ketë më fëmijë

Sofia Vergara u bë kryefjala e mediave rozë vitin e kaluar kur u nda me bashkëshortin e saj Joe Manganiello dhe shkak i ndarjes u bë fakti se ky i fundit dëshironte të kishte fëmijë me aktoren e njohur.

Së fundmi, në një intervistë për revistën People, Sofia shprehet se është më e lumtur kur kalon kohë me fëmijën e saj të vetëm për shkak të marrëdhënies së tyre të ngushtë nënë-bir. Ajo shpjegon se ndonjëherë ka gjëra në jetë që duken ide të mira, por nuk janë.

“Unë e di se çfarë do të thotë të jesh nënë e mirë ose të përpiqesh të jesh nëna më e mirë që mundesh, dhe kjo kërkon shumë sakrifica, shumë energji”, është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se nuk ka menduar të ketë një fëmijë tjetër për shkak të karrierës dhe faktit se nuk do të ishte në gjendje të bënte maksimumin e saj si nënë për shkak të angazhimeve të shumta.

You may also like ...