Header

Sofia Vergara flet për divorcin nga Joe Manganiello

Kalimi i një divorci është mjaft i vështirë, por Sofia Vergara ka detajuar se si është të lundrosh përmes tij në sytë e publikut.

Duke folur në një intervistë për CBS Sunday Morning, Vergara shpjegon se e dinte që interesi i mediave do të ishte i madh dhe priste që të thuheshin shumë të pavërteta rreth ndarjes.

Por aktorja vlerëson mënyrën se si gazetarët e trajtuan këtë çështje.

“Shtypi ishte shumë i respektueshëm. Mendova se ata do të shpiknin më shumë gjëra, pra siç edhe ndodh zakonisht. Unë u befasova sepse gazetarët thanë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Media të ndryshme bënë të ditur e dëshira e madhe e Manganiello-s për të pasur fëmijë çoi në prishjen e martesës së tyre ndërsa të tjera përmendën ndryshimet në karakter.

You may also like ...