Sofia Vergara dhe Joe Manganiello kanë vendosur të vazhdojnë jetën të ndarë nga njëri tjetri. Lajmin e ka bërë publik vetë çifti ku deklaruan se do të divorcohen.
“Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa jetojmë këtë fazë të re të jetës sonë”; shkruhet në deklaratën e përbashkët.
Sipas mediave të huaja çifti kanë mosamarrëveshje prej shumë kohësh dhe përpara se të vendosnin për divorcën ata i dhanë kohë njëri tjetrit duke qëndruar të ndarë për të kuptuar më mirë dhe më qartë situatën.
Dy aktorët u bashkuan në vitin 2014 dhe u fejuan 6 muaj më vonë. Ata u martuan në vitin 2015, por nuk patën kurrë fëmijë së bashku, edhe pse Sofia ka një djalë nga një lidhje e mëparshme. Ata janë konsideruar shpesh si një nga çiftet më simpatikë të Hollivudit.
Vergara , e cila ka qenë në Itali duke festuar ditëlindjen e saj të 51 gjatë disa javëve të fundit, duket se ka dhënë herë pas here sinjale se mund të jetë një grua beqare, duke postuar një sërë fotosh të nxehta të saj me një kostum banje, pa asnjë shenjë të Joe në ndonjë nga fotot e saj të fundit.
Kjo është martesa e dytë e Sofias dhe e para e Joe.
- Rita Ora flet për takimin me regjisorin: Nuk e kisha menduar kurrë se do të martohesha me të
- Ariana Grande divorcohet pas dy vitesh martesë