Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, festoi një ditë më parë ditëlindjen dhe surprizat për të nuk kishin fund.
E gjitha dita për këngëtarin e dashur për publikun ka qenë e mbushur me urime nga mijëra fansat e tij. Mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale kanë qenë aq të shumta, sa ai ka arritur të thyejë një rekord në “Twitter”.
Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë herë në më pak se 24 orë, duke u bërë kështu trend në Shqipëri dhe Kosovë.
E goditi me grusht dhe i theu telefonin, zbulohet çfarë ka ndodhur të martën në shtëpinë e Feros dhe Arbenitës
“Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, shkruan Luizi pasi mësoi lajmin e bukur për të.
Megjithatë, dhuratën më të veçantë, Luiz Ejlli e mori nga partnerja e tij, Kiara Tito. Sapo akrepat shënuan, 00:00, moderatorja e njohur e mori bashkëshortin e saj në një ambient romantik të mbushur me trëndafila të kuq dhe i uroi 38-vjetorin.
- Frika më e madhe e Kim Kardashian në një takim të parë: Mos lëshon gazra!
- Kryeministri Rama ndan videon komike për NATO-n