Header

Shuhet shkrimtari i kryeveprave të letërsisë, Milan Kundera

Lexuesit e kanë njohur më së shumti për veprën e tij “Lehtësia e padurueshme e qenies”.

Autori i shumë kryeveprave të letërsisë, Milan Kundera, është shuar në moshën 94-vjeçare, në Paris.

Shkrimtari lindi në Çeki, në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pianisti Ludvík Kundera, ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš Janá?ek. Babai i mësoi Kunderës të luante në piano që në moshë të re. Me vonë Kundera studioi muzikë për njëfarë periudhe.

Influenca e muzikës, ashtu si referenca të shpeshta mbi të, mund te gjenden në shumë vepra të Kunderës.

Filozofia e tij për jetën, analiza e psikologjisë se qenies njerëzore është një nga pikat më të forta shkrimtarit. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.

Ai u largua nga Çekia në vitin 1975 në azil në Francë, ku në 1981 fitoi edhe nënshtetësinë franceze.

Kundera fitoi vlerësime për stilin e tij që përshkruante tema dhe personazhe që lundronin midis realitetit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe botës së lartë të ideve.

You may also like ...