Një rast tjetër shqetësues me koronavirus në qytetin e Elbasanit e çon në 11 numrin e personave të infektuar.
Raportohet se pronari i një lokali është infektuar nga koronavirusi dhe dyshimet janë se infektimi ka ardhur zinxhir nga miqësia e tij me dy persona të tjerë që kanë dalë pozitivë më herët.
Infoelbasani raporton me detaje mbi këtë: Dje në mbrëme mrëmjen është konfirmuar pozitiv me koronavirus një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura në këtë qytet.
Rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar, pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit është prekur nga koronavirusi. Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo siç është emërtuar tani COVID-2.
Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjia rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet.
Sipas hetimeve të mjekëve kjo ndoshta është vatra më e madhe e konfirmuar e perhapjes se infeksionit në këtë qytet, pasi dyshohet se një pjesë e madhe e të infektuarve kanë qarkulluar në këtë restorant.
Bëhet me dije se në po të njëjtin ambjent është infektuar edhe kasapi që furnizonte me mish restorantin, i cili më pas ka infektuar edhe bashkëshoten e tij, e cila që është konfirmuar pozitive me Covid 19 një ditë më parë.
Ndërkohë mësohet se këtë të hënë janë marrë tamponët 12 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja. Menjëherë pas këtij konstatimi, bashkia Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik, dezinfektuan banesën, restorantin, rrugët dhe lagjen përreth.
- Digjet banesa në Mat, plagosen çifti me dy fëmijët
- Rast i ri me COVID 19 në Korçë, infektohet polici i kufirit