Header

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenë me “Titan”

Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit madhështor evropian, “Eurovision Song Contest”.

Këngëtarja Besa Kokëdhima do të shfaqet sonte në skenën gjigande të “Eurovision 2024”, duke e përfaqësuar Shqipërinë me këngën e saj “Titan”, për të performuar e dyta në radhë.

16 shtete do të marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtetet që performojnë mbrëmjen e sotme mund të votojnë “TITAN” me kodin 2, ndërsa personat që jetojnë në shtete të tjera mund të votojnë në esc.vote

Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj dhe në skenë do të ngjiten vetëm 26 përfaqësues shtetesh.

You may also like ...