Sot, më 2 korrik, dhe nesër, më 3 korrik, Shqipëria do të jetë në zi kombëtare për humbjen e të madhit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 88-vjeçare.
Sipas VKM-së së firmosur nga kryeministri Rama, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, në këto dy ditë flamuri do të jetë i ulur në gjysmë shtizë.
Kadare do të përcillet sot në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 11:30 deri në 12:30.
Në VKM-në e firmosur nga Rama, thuhet, “Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
–Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 ditën e nesërme, ndërsa të Mërkurën nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
–Në orën 13:00 më datë 3 Korrik, në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje.
–RTSH-ja, gjatë kryerjes së homazheve të transmetojë muzikë funebre”.
- Shiten në ankand për 140 mijë euro këpucët legjendare të Elvis Presley
- Justin Timberlake ironizon arrestimin e tij: A është dikush këtu sonte që..?