Header

Shkon në 539 numri i të prekurve nga Koronavirus në vendin tonë

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19.

6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste

You may also like ...