Header

Shitet në ankand për 1.5 milionë dollarë kitara e Kurt Cobain

Kitara e këngëtarit të grupit Nirvana, Kurt Cobain, është shitur në një ankand në SHBA për më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Kitara elektrike ikonë blu Skystang I Fender Mustang që Cobain luajti në turneun e tij të fundit është shitur për pak më shumë se 1.58 milionë dollarë (1.45 milionë euro) në një ankand në Nashville.

Xhinset e grisura që Cobain veshi në videoklipin e këngës “Heart-Shaped Box” dhe në MTV Video Music Awards kushtuan më shumë se 400 mijë dollarë.

Pantallonat vlerësoheshin nga 10,000 deri në 20,000 dollarë.

Ato artikuj u shitën në ankandin tre-ditor “Të luajtura, të veshura dhe të grisura: Rock N’ Roll Iconic Guitars and Memorabilia”.

Ai përmban më shumë se një mijë artikuj të mëdhenj të yjeve të muzikës si Cobain, Eric Clapton, Elvis Presley, Prince, The Beatles dhe Frank Zappa.

Guitar From Kurt Cobain's Last Tour Fetches Over $1.5 Mn | Barron's

You may also like ...