Sipas disa mediave, Shakira është duke regjistruar një dokumentar për jetën e saj, ku ndër të tjera mund të tregojë të gjithë të vërtetën për ndarjen e saj nga Gerard Pique.
Prej disa kohësh, këngëtarja shoqërohet nga një kameraman i cili u pa gjatë ceremonisë së Grammy Latin në Sevilje, dhe po ashtu edhe në ditën kur mori pjesë në Gjykatën e Barcelonës dhe pranoi të paguante një gjobë në këmbim të uljes së dënimit.
Sipas një raporti të Marca, dokumentari që po përgatitet nga ylli kolumbian spekulohet se do të fokusohet në jetën e këngëtares në vitet 2022 dhe 2023 dhe kohët e vështira që ajo kaloi pas tradhtisë së pretenduar të ish-partnerit dhe mashtrimit fiskal.
Lajmi është konfirmuar edhe nga një emision televiziv, ku gazetarët thonë: “Sot, nëse je i famshëm dhe nuk ke reality show-n tënd, je askushi”.
“Është e qartë se Shakira është duke filmuar materiale për një projekt, një realitet të stilit dokumentar”, tha Lorena Vazquez, ndërsa shtoi se pas asaj që ka kaluar në dy vitet e fundit, këngëtarja do të jetë padyshim drama, ndërsa zbuloi edhe titullin: “El engaño y yo”, që përkthehet në “edhe unë mashtroj”.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, spekulohet se do të dalë në treg gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024.