Header

Shakira në lidhje me aktorin Lucien Laviscount, por miqtë e saj janë të shqetësuar!

Shakira ka një të dashur të ri.

Edhe pse duket se ata po takohen vetëm rastësisht, ylli kolumbian Shakira dhe aktori britanik Lucien Laviscount, 16 vite më të ri, janë në një romancë, por kjo lidhje duket se ka ngjallur shqetësim tek miqtë e saj.

Ata u njohën gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re të Shakirës me Cardi B, ‘Punteria’.

Laviscount luan një rol të rëndësishëm në video, dhe të dy krijuan një lidhje pasi kaluan kohë së bashku në xhirime. Aktori britanik është i njohur kryesisht për punën e tij në Emily në Paris. Ai ka qenë edhe në disa filma dhe shfaqje që atëherë.

Sipas një burimi të brendshëm me Daily Mail, “Shakira është e dëshpëruar të bjerë në dashuri”. Por miqtë e saj janë të shqetësuar, pasi ata besojnë se aktori po përdor Shakira për të fituar më shumë famë.

Miqtë e saj kanë frikë se ai thjesht dëshiron që njerëzit ta dinë emrin e tij dhe Shakira ja siguron këtë. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë historia e tyre e dashurisë.

Shakira and Lucien Laviscount Step Out for Dinner in NYC

Shakira Is Dating British Actor Lucien Laviscount But Her Friends Allegedly  Fear He's A 'Rebound'

You may also like ...