Header

Shakira: Lumturia, një ‘luks’ në ditët e sotme

Shakira foli për jetën e saj pas ndarjes me Gerard Pique-n, në një intervistë për “Billboard” javën e shkuar.

Këngëtarja tregoi me zemër në dorë për për vështirësitë e saj në karrierën muzikore si nënë beqare që punonte me dy fëmijë. Pavarësisht se ndarjen e pa si një rigjallërim të karrierës së saj muzikore, 46-vjeçarja e pati të vështirë të përgjigjej kur u pyet nëse ishte e lumtur.

“Është një pyetje shumë e shkurtër për një përgjigje shumë të gjatë”, tha Shakira. “Unë nuk mendoj se të gjithë kanë akses në lumturi. Është e rezervuar për një numër shumë të përzgjedhur njerëzish dhe nuk mund të them se jam pjesë e klubit në këtë moment.”

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja mori çmimin “Video Vanguard” në “MTV Video Music Aëards 2023”, duke e bërë atë artisten e parë të Amerikës së Jugut që fitoi këtë nder.

Ajo është gjithashtu ndër të nominuarat kryesore për çmimet e ardhshme “Latine Grammy 2023”.

You may also like ...