Serena Williams dhe Alexis Ohanian organizuan një festë spektakolare për të zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të dytë. Dyshja e ka ndarë lajmin me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale. Në sfond binin në sy balonat shumëngjyrëshe, një tortë e madhe dhe njerëzit që ndodheshin aty. Në mesin e fitueses së ‘Grand Slam’ dhe burrit të saj ishin vajza e tyre 5-vjeçare, miqtë e familjes dhe të afërmit e tjerë.
Çifti dhe të gjithë të ftuarit e tyre kërkuan përgjigjen drejt qiellit. Pasi u ndezën dritat blu dhe rozë, në fund u shfaq fjala “vajzë”.
Pra do të vijë në jetë vajza e dytë.
- Liam Payne: One Direction më shkaktoi shumë plagë
- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion: Asnjë ilaç nuk funksionon