Header

Selena Gomez zbulon se çfarë i tha Taylor Swift në ‘Golden Globes’

Një nga momentet më virale dhe të komentuara në “Golden Globes” ishte pa dyshim biseda me llafe veshi mes Selena Gomez dhe Taylor Swift dhe fansat kishin aludime të ndryshme.

Menjëherë, fansat filluan të spekulojnë se për çfarë po bënin thashetheme dy këngëtaret bashkë me Keleigh Sperry Teller. Dhe teoria kryesore ishte se Kylie Jenner refuzoi kërkesën e Selenës për të bërë një foto me të dhe Timothée Chalamet.

E më në fund Selena Gomez vendosi të flasë. A folën ato për Timothée dhe Kylie? Sipas saj, jo.

“Jooo! I thashë Taylor për dy nga miqtë e mi,” komentoi Selena në një postimi në Instagramin e E!News. “Kjo nuk është punë e askujt.”

Një burim i tha më parë E!News se Selena nuk kërkoi kurrë një foto me Timothée, i cili luajti me të në filmin e vitit 2019 ‘A Rainy Day në New York’.

“Nuk është e vërtetë ajo ka shkuar tek ata dhe ka kërkuar një foto”, tha burimi i brendshëm për E!News më 8 janar. “Ajo nuk i takoi.

Po ashtu, edhe vetë Timothée mohoi së fundmi të ketë probleme mes tij dhe Kyliet me Selenën.

 

You may also like ...