Këtë javë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.
Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat hera – herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët.
Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së sotme përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-3ballë.
- Lojërat Olimpike/ Kurioziteti, 3 flamuj nuk lejohen në Paris
- Arsyeja pse atletët olimpikë kafshojnë medaljet e tyre pasi fitojnë