Header

Selena Gomez në një film të ri si ylli i muzikës Rock & Roll!

Selena Gomez do të portretizojë një muzikante legjendare!

Sipas raporteve të shumta, aktorja e Only Murders in the Building do të luajë Linda Ronstadt.

Linda Rodstad është një këngëtare e muzikës Rock & Roll, albumet e viteve 1970 të së cilës ‘Heart Like a Wheel’ dhe ‘Simple Dreams’ arritën një sukses të jashtëzakonshëm dhe morën vlerësime nga kritikë të ndryshëm.

Nuk është një rastësi pse Gomez është parë e përshtatshme nga producentët e filmit për këtë rol. Sipas vetë këngëtares, ajo thotë se ka një ngjashmëri fizike me 11 herë fituesen e Grammy.

“Gjithmonë më kanë thënë se i ngjaj asaj”- është shprehur Gomez më parë gjatë një interviste në vitin 2015. Ronstadt njoftoi tërheqjen nga muzika në vitin 2011 për shkak të problemeve shëndetësore.

Mediat e huaja nuk kanë specifikuar kohën se kur do të fillojnë xhirimet apo se kur do të jetë gati për publikun ky prodhim i ri kinematografik.

You may also like ...