Header

Selena Gomez heq nga Instagrami Dua Lipën, Zayn Malik dhe motrat Hadid!

Teksa prej kohësh ishtë përfolur të ishte në një lidhje me Zayn Malik e më pas deklaroi se ishte ‘single’, Selena tashmë ka hequr ish-anëtarin e One Direction nga Instagrami.

Ajo dhe Malik thuhet se ishin takuar në pranverë dhe dyshohet se u panë duke u puthur gjatë një nate në New York City.

Por nuk mbaron me kaq. Këngëtarja ka bërë ‘unfollow’ edhe Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Dua Lipa nga lista e saj në rrjetin social. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi vendimin.

Malik ka një vajzë me ish partneren Gigi Hadid, kështu që ndoshta kjo mund të jetë një arsye për sjelljen e Gomez në rrjetet sociale. Këngëtarja dihet se ka disa raporte jo fort të mira me disa nga personat e njohur në industrinë botërore.

You may also like ...