Header

Sa është pasuria neto e Shakirës?

Nuk ka dyshim se Shakira është një nga artistet më të suksesshme dhe më të famshme të Amerikës Latine në histori. E lindur në Barranquilla 46 vjet më parë, ajo ka korrur çmime, nominime dhe suksese të panumërta në më shumë se 20 vite karrierë.

Artistja kolumbiane ka publikuar më shumë se 10 albume. Megjithatë, muajt e fundit, fama e Shakirës ka ardhur veçanërisht për këngët e saj të fundit, ku ajo i ka lënë më shumë se një ‘mesazh’ ish-partnerit të saj, ish-futbollistit Gerard Pique, pas ndarjes së tyre.

Sipas revistës Forbes, pasuria e Shakirës e mbledhur ndër vite i kalon 400 milionë dollarë (USD), ndër të cilat janë disa shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të botës.

Për shembull, dy shtëpitë që ajo ndante me Gerard Pique në Barcelonë. Përveç kësaj, një shtëpi në Nassau, kryeqyteti i Bahamas, e cila i kushtoi asaj 1.1 milionë dollarë, ose rezidencën e saj spektakolare në Florida (Miami) për të cilën ajo pagoi 12.7 milionë dollarë.

Trilogjia e saj e këngëve të fundit (‘Te Felicito’, ‘Monotonía’ dhe ‘Session 53’), në të cilën ajo i lë disa mesazhe Gerard Pique, gjithashtu ka gjeneruar mjaft para për tw, më shumë se 21 milionë dollarë, sipas revistës së njohur.

You may also like ...