Maturantët shqiptarë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Parë të Maturës dhe është ai i gjuhës së huaj.
Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohet këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimi do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.
Sakaq, për herë të parë këtë vit do të ketë një provim të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërksesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.
Nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit. Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar. Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore ankimimi, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod do të bëhet edhe rivlerësimi i testit.
Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.
- Më në fund JLo dhe Ben bëhen me shtëpi, ky është çmimi marramendës
- Zbulohet e ardhmja e Zendaya dhe Tom Holland në ‘Spider-Man’