Header

Rregulli i veçantë i Margot Robbie gjatë xhirimeve të “Barbie”

Suksesi i filmit ‘Barbie’ ende pa u transmetuar në kinema, nis që nga detajet më të vogla dhe Margot Robbie sigurohet që asgjë mos të shkojë keq e të forcohet uniteti që brenda kastit.

Ishte vetë Ryan Gosling ai i cili zbuloi së fundmi rregullin e pazakontë të Margot Robbie në xhirimet e filmit.

Gosling, i cili portretizon personazhin ikonik mashkull Ken në filmin Barbie zbuloi se Robbie zbatoi një ngjarje javore të njohur si “dita rozë”, ku të gjithë aktorët dhe anëtarët e ekipit duhej të përfshinin diçka rozë në veshjet e tyre.

Mosrespektimi i këtij rregulli rezultoi në gjoba të vendosura nga vetë Robbie. Gjobat e mbledhura u dhuruan bujarisht për një qëllim bamirësie.

Aktori tregoi se ky rregull unik shërbeu si një mundësi fantastike për kastin dhe ekipin për t’u lidhur duke demonstruar respektin dhe admirimin e tyre për vizionin e Margot për filmin. Veçanërisht, edhe anëtarët meshkuj të ekuipazhit e përqafuan me entuziazëm ritualin.

You may also like ...