Header

Rolling Stones nis turneun në SHBA

Grupi i njohur muzikor, Rolling Stones nisën turneun e tyre në Amerikën e Veriut ku ndalesa e parë ishte Huston.

Houston ishte ndalesa e parë në turneun e 16 qyteteve në të gjithë SHBA dhe Kanada që pritet të zgjasin deri në korrik. Në një intervistë përpara Krishtlindjeve, Jagger tha se shpresonte që ata të sillnin turneun e tyre në Evropë sapo të mbaronte pjesa e Amerikës së Veriut.

Teksa ekipi i marrëdhënieve me shtypin e grupit nuk pranoi të jepte një shifër të fansave që ishin të pranishëm, uebfaqja e shitjes së biletave “Stub Hub” vuri në dukje se më pak se 2% e totalit të biletave në vend ishin në dispozicion dy orë përpara koncertit.

Koncerti në Huston tërhoqi fansa të të gjitha moshave në stadium, por pjesa më e madhe e audiencës ishte mbi 60 vjeç. Këngët që ata performuan ishin “Jumping Jack Flash”, “You can’t always get what you want” dhe “Out of Time” të cilat u pritën me duartrokitje ndërsa e mbyllën koncertin me hitin e tyre “Satisfaction”.

Ndalesa e radhës është New Orleans këtë javë ku pritet të dhurojnë një performancë speciale.

You may also like ...