Sylvester Stallone i njohur për rolin e Rocky Balboa në filmin fitues të çmimit Oskar të vitit 1976 ka qenë i ftuar për një takimin me Papa Franceskun në Pallatin Apostolik në Vatikan
Ylli i Hollivudit shoqërohej nga gruaja e tij, Jennifer Flavin, tre vajzat e tyre Sophia, Sistine dhe Scarlet si dhe nga vëllai i tij, Frank.
Papa shprehu se është rritur me filmat e tij, deklaratë e cila bëri që aktori të ngrinte grushtet duke hedhur disa goditje të lehta në ajër duke qeshur para Papës, i cili ia ktheu më pas.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, aktori u pa me një tufë çelësash duke shkruar:
“Moment shumë i rrallë dhe i veçantë. Më lejuan të mbaja çelësat që hapin çdo derë në të gjithë qytetin e Vatikanit!”- ka shkruar Stallone poshtë videos.
- Tërmet me magnitudë 6.8 në Marok, mbi 600 viktima
- Jimmy Fallon akuzohet për krijimin e një vendi pune toksik në ”Tonight Show”