Janë shpallur emrat e 15 kandidatëve që konkurrojnë për një vend në “Rock and Roll Hall of Fame” për vitin 2024.
Mariah Carey, Cher, Ozzy Osbourne, Peter Frampton janë ndër artistët në listë për herë të parë, së bashku me Sinead O’Connor e cila vdiq korrikun e kaluar në moshën 56-vjeçare.
Gjithashtu Foreigner, Kool & the Gang, Oasis së bashku me Lenny Kravitz dhe Sade.
Është nominimi i dytë për Mary J. Blige, Eric B. & Rakim, Jane’s Addiction dhe Dave Matthews Band, dhe hera e tretë për grupin rap të Queens A Tribe Called Quest për të përfunduar listën.
“Kjo listë e jashtëzakonshme e të pranuarve pasqyron artistët dhe muzikën e larmishme që nderon dhe feston Rock and Roll Hall of Fame,” tha në një deklaratë presidenti i Fondacionit ‘Rock & Roll Hall of Fame’, John Sykes.
“Duke vazhduar në frymën e Rock & Roll-it të vërtetë, këta artistë krijuan tingujt e tyre që ndikuan në breza dhe të tjerë të panumërt që ndoqën gjurmët e tyre.”
Sipas Billboard, Ozzy Osbourne, i cili fitoi nominimin e tij të parë si artist solo, tashmë është futur në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ si anëtar i Black Sabbath në 2006.
Artistët e përzgjedhur do të shpallen në fund të muajit prill dhe ceremonia e hyrjes do të zhvillohet në Cleveland në vjeshtë.
- Varësja me shifër marramendëse që Taylor Swift vendosi në Super Bowl
- Performanca spektakolare e Usher në Super Bowl